Puno me Ne

Puno me Ne!

Vrana Security Group është në rritje dhe ofron vazhdimisht mundësi punësimi!
Ne jemi në kërkim të individëve karizmatikë dhe me dëshirë për të punuar në grup. Nëse ju jeni entuziastë e miqësorë në shërbimin ndaj klientëve dhe natyrisht keni një pasion për sigurinë, ju jeni të duhurit për të aplikuar!
Të punosh në Vrana Security Group është si të punosh me miqtë e tu. Ne besojmë në komunikimin e mirë dhe nxisim informimin e njëri-tjetrit dhe klimën harmonike në vendin e punës. Ne konsiderojmë burimet njerëzore si një faktor të rëndësishëm për rritjen e biznesit tonë. Për këtë arsye investojmë sistematikisht në përzgjedhjen, trajnimin, vlerësimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e punonjësve tanë.
Për ata të cilët nuk kanë patur eksperienca të mëparshme në këtë sektor, programi ynë i trajnimit nga profesionistë do t’ju njohë me karakterisitkat dhe ju zhvillon më tej deri në standardet më të larta të shërbimit.Ne synojmë që të ndërtojmë një skuadër të qëndrueshme, me lojtarë që e vlerësojnë punën dhe duan të bashkëpunojnë me ne për një kohë të gjatë. Ne synojmë që eksperienca juaj si punonjës pranë Vrana Security Group të jetë e suksesshme dhe e paharrueshme.

Aplikimi mund të bëhet sipas mënyrave të mëposhtme:

  • Nëpermjet plotësimit dhe dërgimit të formularit të mëposhtëm duke bashkangjitur CV tuaj ;
  • Nëpërmjet formularëve të aplikimit “Puno me ne”, nga çdo njësi Vrana Security Group ;
  • Nëpërmjet zyrave të punësimit;
  • Nëpërmjet dërgimit të CV në adresën punesim@vranasecuritygroup.com.

Ne ofrojmë për punonjësit tanë:

  • Kontratë pune të rregullt ;
  • Sigurime shoqërore dhe shëndetësore ;
  • Program trajnimi profesional ;
  • Program zhvillimi të karrierës ;
  • Pagesë konkuruese ;
  • Bonuse në varësi të performancës ;
  • Kushte të mira pune ;
  • Rritje e përfitimeve sipas vjetërsisë në punë.

Kërkesat bazë të kompanisë janë:

  • Nivel i mesëm arsimor ;
  • Aftësi fizike e mendore për të kryer detyrën ;
  • Mosha minimale 18 vjeç ;
  • Aftësi pune në grup ;
  • Shtetas Shqipëtar me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë ;
  • Të mos ketë qenë i dënuar më parë me vendim të formës së prerë për vepra penale ;
  • Eksperiencë në fushën e sigurisë (Forca të Rendit, Forca Ushtarake ose kompani të tjera) (∗ opsionale).

Aplikimet do të mblidhen dhe shqyrtohen me kujdes nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, në mënyrë që të përzgjidhen për në fazën e intervistës aplikantët, eskperienca dhe kualifikimi i të cilëve i përshtatet më shumë natyrës së punës. Pas shqyrtimit të aplikimeve, ne do të kontaktojmë aplikantët e përzgjedhur për orarin dhe ditën e intervistës.


Formulari Puno me Ne

* = plotësim i detyrueshëm

CAPTCHA code

  Zyrat


  Oraret

  • E Hënë - E Dielë | nga 00:00 në 24:00
  • Shërbim 24/7